Javën e kaluar, pasi u shërova nga Covid, unë dhe disa miq shkuam për të vizituar një fshat serb afër Prishtinës të quajtur Graçanicë. U takuam me disa miq që punojnë si vullnetare në një shkollë për fëmijë nga komuniteti rom, e cila ishte shumë interesante për t’u parë dhe shpresoj të kthehem së shpejti dhe të shoh një nga klasat e tyre. Në Graçanicë është një manastir ortodoks serb i ndërtuar nga mbreti Stefan Milutin në vitin 1321. Është një vend fetar shumë i rëndësishëm për serbët ortodoksë dhe është në traditën shumë të bukure arkitekturore serbo-bizantine. Ishte një përvojë e rëndësishme për mua pasi nuk kisha vizituar kurrë një qytet me shumicë serbe në Kosovë më parë dhe ishte interesante të shihja dallimet kulturore edhe ngjashmëritë.
Më në fund arrita të vizitoj edhe Muzeu Kombëtar të Kosovës i cili u ndërtuar në kohën e Jugosllavisë. Në muze pashë figurinën neolitike “Hyjnesha në Fron” e cila përdoret gjerësisht si simbol i Prishtinës. Figurina prej terrakote tregon një perëndeshë dhe është një nga objektet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë. Muzeu gjithashtu ka një ekspozitë të përhershme për Luftën e Kosovës dhe rrugëtimin drejt pavarësisë. Ka sende si armë dhe uniforma për të përkujtuar ata që luftuan, madje edhe motoçikleta e Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vizita e muzeut ishte një përvojë shumë e fuqishme dhe shpresoj që ata të vazhdojnë ta zgjerojnë atë. Unë gjithashtu isha me fat që takova një qen shumë miqësor ketu. Mezi pres të festoj 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës këtë javë dhe të vazhdoj të eksploroj Prishtinë.
Last week, after I recovered from Covid, me and some friends went to visit a Serbian village near Prishtina called Gračanica. We met with some friends who work as volunteers in a school for children from the Roma community which was very interesting to see and I hope to return soon and see one of their classes. In Gračanica is a Serbian Orthodox Monastery built by the king Stefan Milutin in 1321. It is a very important religious site for Orthdox Serbs and is in the very beautiful Serbo-Byzantine architectural tradition. It was an important experience for me as I had never visited a Serbian majority town in Kosovo before and it was interesting to see both the cultural differences and similarities.
I also managed to finally visit the National Museum of Kosovo which was founded during the Yugoslav era. At the museum I saw the neolithic figurine the “Goddess on the Throne” which is widely used as a symbol of Prishtina. The terracotta figurine shows a goddess and is one of the most important archaeological objects in kosovo. The museum also has a permanent exhibit about the Kosovo War and the journey to independence. There are items such as weapons and uniforms to commemorate those who fought and even the motorbike of Adem Jashari, a founder of the Kosovo Liberation army. Visiting the museum was a very powerful experience and I hope they continue to expand it. I also was lucky enough to meet a very friendly dog here. I am looking forward to celebrating Kosovo’s 14th Independence day this week and continuing to explore Pristina.